Friday , July 23 2021

Fqinjët tanë pritet të ndalojë disa shërbime për njerëzit e pavaksinuar, masat që hyjnë në fuqi së shpejti

Qeveria italiane pritet të vendosë kufizime për njerëzit e pavaksinuar për të parandaluar një valë tjetër të infeksioneve me Covid-19. Pak a shumë si masat e marra në Francë, personave që nuk janë vaksinuar plotësisht mund t’u ndalohet shërbimi brenda në restorante dhe bare ose të hyjnë në stadiume, muze, teatro, kinema, pishina dhe palestra.

Qeveria shpreson që detyrimi për të paraqitur gjithashtu një “leje të gjelbër” kur udhëton brenda vendit me tren ose aeroplan do të stimulojë më shumë njerëz për t’u vaksinuar.

Dekreti pritet të miratohet këtë javë dhe mund të hyjë në fuqi nga data 26 korrik.

Vdeĸjet dhe shtrimet në spital për shkak të Covid-19 kanë rënë ndjeshëm që kur Italia përshpejtoi programin e vaksinimit. Por infeksionet, kryesisht si pasojë e variantit Delta, janë rritur gjatë javës së kaluar.

Në Francë, detyrimi i paraqitjes së dokumentit të vaksinimit në këmbim të shërbimeve në vendet publike, çoi në shtim të rezervimeve të vaksinimit. Megjithatë, mijëra njerëz protestuan kundër kësaj mase të dielën.

Burimi: The Guardian