Wednesday , September 29 2021

Jo dy javë para/ Caktohet përfundimisht data, ja kur nis shkolla këtë vit. Mësim online apo në klasë?

Data e nisjes se vitit te ri shkollor është përcaktuar në urdhrin e përbashkët të firmosur nga ministrja e Arsimit dhe ajo e Financave. Në 13 shtator fillon shkola. Të hënën e dytë të shtatorit, shkollat e arsimit parauniveristar do të hapin dyert për fillimin e procesit mësimor. Në këtë dokument dy ministret, Evis Kushi dhe Anila Denaj, kanë miratuar strukturën e vitit të ri shkollor. Sipas planit vjetor nxënësit e arsimit 9-vjeçar nisin mësimin në 13 shtator dhe e mbyllin vitin shkollor në 8 qershor të vitit 2022.

Ndërsa për gjimnazistët e dhe nxënësit e arsimit profesional, shkolla zgjat një javë më shumë se arsimit bazë, deri në 15 qershor. Pushimet dimërore, që ndajnë edhe tremujorin e parë shkollës, janë planifikuar, 24 dhjetor me 4 janar.

Por mbetet e pacaktuar mënyra sesi do të zhvillohet mësimi në vitin e dytë të pandemisë nga koronavirusi. Ministra e Arsimit ende nuk ka vendosur skenarin që do të aplikohet vitin e ri shkollor. Nuk dihet nëse nxënësit edhe këtë vit do ta zhvillojnë mësimin të reduktuar, me turne duke kombinuar mësimin online me mësimin në shkollë, nëse do të jenë vetëm online apo do të rikthehen plotësisht ne klasa.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur për A2 CNN se skenari i zhvillimit të mësimit do shqyrtohet nga ekspertët e shëndetësisë, në varësi të situatës nga përhapja e koronavirusit dhe mutacioneve të tij.

Megjithatë këtë vit të gjithë mësuesit dhe edukatorët janë të vaksinuar me të dyja dozat antiCovid. Ndërsa është ende në diskutim edhe mes ekspertëve në vendin tonë, nëse vaksinimi kundër koronavirusit do të përfshijë edhe fëmijët mbi 12 vjeç. Pandemia e koronavirusit shkaktoi probleme të mëdha në arsim dhe mësimdhënie, ndërsa nxori se shkollat dhe mësuesit ishin të papërgatitur në lidhje me teknologjinë dhe zhvillimin e mësimit online.