Tuesday , September 21 2021

Lori Hoxha e tregon publikisht rastin kur mbiemri i sjell më shumë pengesa dhe e këtë problem e kanë të gjithë VIP-at

Nëse ka diçka për të cilën ne, njerëzit jopublikë, mund të ndihemi krenarë që e kemi, është liria – ajo që na lejon të jemi kudo dhe të bëjmë gjërat që kemi qejf, sepse, në fund të fundit, nuk na njeh e gjithë bota dhe mund të jetojmë të qetë pa frikën se një paparac i rastësishëm po na bën foto, të cilat fluturojnë me shpejtësinë e dritës në mediat sociale e portale.

Janë të shumta rastet kur personazhet e njohur, në botë a në Shqipëri, e shohin veten pa dëshirën e tyre në rrjet, ndonëse janë duke bërë gjërat më normale, si të gjithë njerëzit. Por kjo ndoshta është edhe kostoja e të qenit i famshëm – të jesh gjithmonë i kujdesshëm, sepse nga çasti në çast, ‘dikush po të vëzhgon’.

Lori Hoxha, një prej influencueseve më të njohura të rrjeteve sociale, “vuan” pikërisht nga një ndjesi e tillë. Edhe ajo nuk është gjithmonë komode kur është në vende publike, sepse i duhet të jetë e kujdesshme në gjërat që bën.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Lori zbuloi më shumë për veten, raportet me familjen e saj, por ndau me të gjithë edhe rastet kur mbiemri i sjell më shumë pengesë sesa privilegj.

Kështu, sa herë që është në vendet publike, asaj i duket sikur të gjithë po e shohin dhe po gjykojnë veprimet e saj, ndonëse askush mund të mos e ketë mendjen apo të jetë përqëndruar tek ajo. “Kur dua të bëj qejf në vende publike dhe të pi pak më shumë…” – përgjigjet ajo me sinqeritet për pyetjen kur mbiemri i sjell më shumë pengesë sesa privilegj.

Pa dyshim, Lori është edhe shumë krenare për mbiemrin që mban dhe familjen që ka në çdo rast tjetër të jetës së saj. Në çdo herë tjetër, mbiemri Hoxha për të është privilegj.