Wednesday , September 29 2021

Elbasan, sot 43 gradë/ I nxehti përvëlues bën të pamundur edhe lëvizjet në rrugë. Cfarë pritet në fundjavë?

Elbasani, Cerriku e Belshi janë pushtuar sërish nga një valë e të nxehtit. Temperaturat kanë shënuar 43 gradë celcius ndërsa kulmi pritet të arrijë në fundjavë sipas meteorologëve. Qyteti duket i zbrazur, të vetmit njerëz që lëvizin janë ata që nxitojnë të mbarojnë punët e përditshme. Parqe e lulishte janë të vetmet vende të frekuentuara sidomos në orët e paradites dhe pasdite vonë.

Kanë munguar edhe emergjencat shëndetësore për shkak të temperaturave të larta. Ndërkohë mjekët rekomandojnë evitoni pikun e temperaturave dhe konsumoni sa më shumë lëngje. Mos qëndroni në diell sidomos të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Top Channel