Tuesday , September 21 2021

Na vjen keq Xhensila por Tea e veshi e para, dy vajzat bëjnë “xing” me njëra-tjetrën. Kujt i rri më bukur?

Tea Trifoni është bërë padyshim një personazh mjaft i ndjekur pas pjesmarrjes së saj në “Për’puthen”, akoma më tepër pas disa skandaleve që bënë mjaft bujë. Ndërkaq, Xhensila Myrtezaj, është një nga këngëtaret më të dashura prej vitesh për publikun shqiptar.

Të dyja bukuroshet duket se bashkohen në një pikë, në shijen e tyre për veshjet. Ato kanë bërë “xing” duke veshur të njejtin kombinim, edhe pse Tea e ka veshur pak kohë përpara Xhensilës. Nuk besojmë se Xhensila është “frymëzuar” apo ka “kopjuar” Tean, megjithatë kur bëhet fjalë për trendet e fundit, rastësi të tilla ndodhin shpesh.