Wednesday , September 22 2021

Alban Ramosaj ndan eksperiencën e frikshme në avion. “Nga krahu i djathtë filloi të dilte tym”

Alban Ramosaj ka përjetuar një eksperiencë të frikshme gjatë fluturimit me avion, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në Instagram. Këngëtari ka treguar se avioni nuk është ulur në momentin e duhur për shkak të disa problemeve dhe në njërin nga krahët e tij kishte filluar të dilte tym.

Duke parë situatën, Albani i ka dërguar Beatrixit passwordet e rrjeteve sociale dhe pinin e llogarisë bankare.  “Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë  filloi të dilte tym.

Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Tani po fshij gjithë mesazhet”, shkruan Albani Më pas këngëtari i i hitit “Thikat e mia” ka qetësuar fansat dhe ka treguar se ka arritur shëndoshë e mirë në shtëpi.