Wednesday , September 22 2021

Gushti do jetë muaj sulmi! Manastirliu del me lajmin e forte, ja çfarë paralajmëron

Ogerta Manastirliu dha lajmin se Gushti do të jetë “muaj sulmi”, pasi do të jetë i hapur për vaksinimin masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Ministrja Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë ka ftuar të moshuarit që ende nuk e kanë kryer vaksinën por edhe studentët dhe çdo qytetar +18 vjeç të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën antiCOVID.

“Të gjithë ekspertët tanë, ekspertët ndërkombëtarë këshillojnë një gjë e cila duhet ndjekur nga qytetarët në këto kohë, është vaksinim, vaksinim. Ne jemi përballë një situate që është e kontrolluar por në fakt ka ardhur si pasojë e variantit Delta që tashmë qarkullon në vendin tonë numrat janë rritur në mënyrë të lehtë, po ashtu shtrimet në spital.

Ajo që vihet re është që tek të shtruarit në spitale nuk janë të vaksinuar dhe janë të grupmoshave të riskut mbi 60-70 vjec, që do të thotë që ka ende qytetarë që nuk janë vaksinuar që i përkasin grupeve të riskut.

vVaksinimi është një detyrim qytetar dhe moral për të mbrojtur veten dhe ata që duam. Pas javës së hapur të vaksinimit ne kemi vendosur që Gushti të jetë muaj i hapur për gjithë plus 18 vjec për të bërë vaksinën, do jetë një muaj që do e konsiderojmë muaj sulmi për të vaksinuiar të gjithë qytetarët e grupmpshës plus 18 vjec“.