Friday , September 17 2021

‘Ma bëri gjakun ujë’, këngëtarja Olta Boka kalon momentin e vështirë me të bijën

Me 15 korrik të vitit të kaluar, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia. Së fundmi, Olta ka kaluar momentin më të vështirë me vogëlushen. Gaia është përballur me një virozë, e cila i ka shkaktuar temperaturë të lartë. Fatmirësisht, tani ndihet më mirë dhe është qetësuar.

“S’paska clirim me te madh se te shohesh qe femijes po i zbret temperatura Sa te vegjel e njekohesisht te forte qe jane bebat! Na bene gjakun uje keto virozat gjakprishese por te nevojshme per imunitetin Imagjino kur virozes i bashkohet dhe dalja e nje dhemballe…”, ka shkruar Olta në Instagram, duke e ndarë këtë eksperiencë me ndjekësit.