Tuesday , September 21 2021

Zbulohet dokumenti, prej Shtatorit këngëtarja Zaimina merr post publik dhe bëhet specialiste e…

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Në dokumentin e siguruar nga Panorama.al shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi. Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës.

Ndërsa prej datës 10 qershor ajo do të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm. Prej disa kohësh Vasjari ka qëndruar e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani.