Friday , September 17 2021

Marina shtatzënë për herë të parë? Detajet që ngjallin dyshimet

Marina Vjollca në pritje të ëmbël? Të paktën kështu po përflitet në rrjet! Moderatorja është shkëputur disi nga rrjetet sociale, duke publikuar rrallë e më rrallë foto. Fotoja e saj e fundit daton para një jave dhe ka shtuar dyshimet te njerëzit. Marina shfaqet e veshur me një fustan të gjerë të zi dhe ndjekësit mendojnë se ajo është shtatzënë për herë të parë.

Për më tepër, bukuroshja ka bërë së fundmi një status në Instastory ku ka shkruar “Faleminderit Zot për gjithçka!”.