Wednesday , September 29 2021

Doli e dyta, Elvana Gjata flet për herë të parë për ‘Festivalin e Këngës’ dhe jep një lajm të bukur

E ftuar dje në emisionin “NIN”, Elvana Gjata foli për herë të parë pas më shumë se një viti për “Festivalin e Këngës”, ku doli e dyta, vendim që zhgënjeu shumë publikun. “Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta duan Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në festivalet shqiptare. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them”, tha Elvana.

E pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse në festival ka pasur një dorë që ka ndërhyrë në radhitje, ajo tha se nuk kishte dijeni. Elvana dha një lajm të bukur kur tha se pozicionimi i saj në vend të dytë nuk do e ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.