Tuesday , September 21 2021

“Më rritën çmimin 200 euro vetëm se isha nga Kosova”, Argjira Spanca rrëfen skandalin që i ndodhi

Rritja e çmimeve në bregdetin shqiptar sidomos kohët e fundit ka ngritur shqetësimin e turistëve e posaçërisht atyre nga Kosova. Kosovarët janë ankuar shpeshherë me çmimet e larta dhe dallimet që bëhen mes turistëve dhe për këtë ka folur edhe prezantuesja e njohur Argjira Spanca, e cila tregoi një histori personale duke pretenduar së çmimi iu rrit vetëm pse ishte nga Kosova.

“Miqtë e mi në Kosovë ankohen vazhdimisht për turizmin në Shqipëri”, tha mes tjerash Argjira duke treguar edhe përvojën e saj.

“Para disa ditëve po rezervoja një hotel në jug për disa miq të mi nga Kosova, më nisën linkun e “booking” ku ishte X çmimi dhe kur i telefonoj në telefon më rrit çmimin për 200 euro më shumë vetëm pse më dëgjoi akcentin nga Kosova”