Wednesday , September 29 2021

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve! Shënohet viĸtima e parë, rënde gruaja

Një person ka humbur jetën në fshatin Asim Zeneli. Mësohet se një 60-vjeçar në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër është djegur dhe për pasojë ka humbur jetën në banesën e tij. Ndërsa bashkëshortja e 60-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në trup e fytyrë për shkak të flakëve që u ka përfshirë banesën. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Situata është mjaft e rënduar në qarkun e Gjirokastrës për shkak të zjarreve. Vetëm pak më herët, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e njësisë administrative Lunxhëri-Antigone të evakuohen, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave.