Wednesday , September 29 2021

Automotoparku i parë shqiptar, që do të ndërtohet në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë gjigantit botëror…

Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes përfaqësuesve të DPSHTRR kryesuar nga Blendi Gonxhja dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!

AUTO MOTO PARK 🇦🇱, një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor!

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!