Wednesday , September 22 2021

Detaje nga aksidenti në Elbasan: Tentoi të shpëtonte këmbësoren, humbi të birin

Detaje tragjike zbardhen nga aksidenti që i mori jetën një djali vetëm 3 vjeç në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës. Sipas Ballkanweb, drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.

Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të renda dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën