Friday , September 17 2021

Çfarë po ndodh në plazhin e Borshit? Fenomeni i trishtë që është parë në gjithë botën ka këtë shpjegim

Ditën e djeshme këngëtarja Olta Boka ka komunikuar nëpërmjet rrjeteve sociale se në vendin që ajo po kalon pushimet, Borsh, uji është kthyer në jeshil dhe se askush nuk po mundej t’i jepte një shpjegim.

Pak kohë më vonë ajo ka gjetur arsyen dhe është një fenomen që po ndodh në gjithë botën për shkak të ngrohjes globale dhe prishjes së ekosistemit.

Sipas nacional geographic, shkencëtarët kanë thënë se këto janë dëshmi të prishjes së ekosistemit dhe janë alga të cilat rriten në det përhapen dhe bëhen më toksike kur ujërat ngrohen, siç po ndodh tani me temperaturat e larta. Dhe disa po zbulojnë se edhe në vendet ku ka menaxhim të dobët të mbeturinave, ndryshimet e motit të lidhura me klimën tashmë mund të përkeqësojnë problemet.

Këto alga po vrasin dhe gjallesat në det ndaj është mirë që nëse shihni diçka të tillë të evitoni larjen për aq kohë sa algat nuk largohen./living