Wednesday , September 22 2021

Nami në lagjen e milionerëve të Tiranës, VIP-At mbesin të tronditur nga ngjarja e fundit dhe kërkojnë shpjegime

Lagjia e vilave të Rolling Hills, ku jeton një pjesë e personazheve publikë shqiptarë ka mbetur pa ujë. Oranews shkruan së banorët e këtyre vilave, janë përballur me orar të reduktuar të furnizimit me ujë të pijshëm.

Prej shumë ditësh në rubinetët e kësaj lagjeje shkon vetëm 20 minuta ujë në ditë, për arsye që nuk dihen. Banorët janë shprehur se kanë kërkuar dhe reagimin e ujësjellësit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kjo lagje njihet për banorët e saj të përzgjedhur, të cilët janë pjesë e showbizit shqiptar, politikanë dhe biznesmenë.

Mes tyre përmendim: Blendi Fevziu, Ermal Mamaqi, Adrian Fullani, Alketa Vejsiu e Arjan Çani.