Wednesday , September 22 2021

Rikthehet i nxehti afrikan, ja si do të jenë temperaturat në ditët në vijim

Temperaturat e ditëve në vijim do të jenë sërish përvëluese. Për “Report TV”, meteorologu Hakil Osmani tha se ka pasur një ulje temperaturash, por kjo fundjavë do të sjellë sërish rritje të tyre. Sipas meteorologut, nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, të arrijmë sërish temperaturën 40 gradë Celsius.

“Kemi pasur një rënie të vlerave termike me 6 gradë celsius. Nga 40 gradë, të premten me 34 gradë celsius. Megjithatë kjo fundjavë sjell një rritje më 2-3 gradë celsius, duke bërë që vlerat të luhaten në 35-36 gradë. Ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të freskëta. Valët e të nxehtit të tërhiqen nga territori shqiptar dhe duke e bërë situatën në vend më të favorshme. Edhe në datën 20 gusht vendi do të mbetet në temperatura të larta. Nuk përjashtohen ditët e veçanta ku disa lokalitetet të jenë temperaturat edhe afër 40 gradëve. Për sa i përket reshjeve të shiut kjo fundjavë mbetet në prezencën e kthjellimeve dhe nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve në territorin shqiptar. Parametri i erës ka ardhur duke u dobësuar, duke bërë kështu që edhe flakët mos të ndihmohen nga parametri i erës. Mbetet me shpejtësi deri në 45 km në det të hapur, ndërsa në tokë shumë më pak. Edhe fundjava do të jetë me parametër ere të dobët. Për ato që do frekuentojnë bregdetin, moti do të jetë shumë i favorshëm,”- tha meteorologu, Hakil Osmani.