Friday , September 17 2021

Duket si 20 vjeçare/ Hygerta Sako feston ditëlindjen, nuk do e besonit dot sa vjeç mbush ish-Miss-i (Foto)

Hygerta Sako vazhdon të jetë një nga vajzat më të bukura shqiptare, edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite nga koha kur ajo mori kurorën e më të bukurës në Miss Shqipëria ’95. Pavarësisht kohës që kalon, Hygerta vazhdon të jetë po e njëjta dhe nëse dikush nuk do e njihte me siguri do të mendonte se nuk është më shumë se 20 vjeç. Por a jeni kurioz të dini se sa vjeçe është në realitet moderatorja e njohur e sportit?

Mos e besoni po deshët, por ditën e sotme Hygera Sako feston 44-vjetorin e lindjes. Vetë moderatorja ka ndarë në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihet e veshur me një bluzë në të cilën lexon: “Vajzë ti e bën 44-vjetorin të duket kaq bukur”.

Më pas poshtë fotove të saj, Hygerta shkruan: “Robi plaket kur don vetë. Gëzuar ditëlindjen për mua! 44”. Këto ditë Hygerta Sako i ka kaluar në jug të vendit, ku po pushon bashkë me vajzën e saj. Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Ora Verore”, Sako iu dha fund njëherë e mirë dyshimeve dhe tregoi se nuk është e dashuruar.

“Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënë time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd”, u shpreh ajo.