Wednesday , September 22 2021

Sindi Loçi zgjedh mes Alketa Vejsiut dhe Bora Zemanit, i çudit të gjithë me zgjedhjen e saj

Sindi ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”. Ajo është përfshirë shpesh në debate me ish-konkurrentë të tjerë, gjë që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes mediatike.

Së fundmi, Sindi ka qenë e ftuar në emisionin “Në prángá” ku iu është përgjigjur disa pyetjeve tepër pikante. E pyetur se kë do zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, pa hezituar ajo tha emrin e kësaj të fundit duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

“Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset, (bën me shenjë) të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri. Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, u shpreh Sindi, teksa theksoi se në “Love Story” do e konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.

Por si të mos mjaftonte kjo, Sindi zgjodhi Vera Grabockën si producenten më të mirë kur u vendos përballë zgjedhjes Olsa Muhameti apo Vera Grabocka. “Nuk e njoh personalisht, por mbahet si një nga producentet më brilante”, tha ajo. Në bazë të këtyre përgjigjeve Sindi la të kuptohet se nuk i ka ruajtuar raportet e mira me stafin që ka bashkëpunuar më herët. /iconstyle.al