Tuesday , September 21 2021

Aksidenti i rëndë në Elbasan, një prej shoferëve mbetet i bllokuar në makinë. Shkak parakalimi i gabuar (Foto)

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua në aksin nacional Elbasan- Peqin në fshatin Vidhas. Dy mjete një tip “Benz” dhe nje “Ford”janë përplasur mes tyre, ndërsa ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve.

I lënduari është dërguar për kurim në spitalin e Elbasanit, ndërsa përplasja ka qenë e fortë, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat ne mjete.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shkaqet e përplasjes ku paraprakisht dyshohet se shkak te jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Aksi nacional Elbasan- Peqin mbetet një njollë e zezë në qarkun e Elbasanit për nga numri i aksidenteve të shënuara.