Wednesday , September 22 2021

Fenomeni i Saharasë/ Një re e madhe e rëre do “mbërthejë” Shqipërinë në ditët në vijim

Një re masive rëre po vjen drejt Mesdheut dhe pritet që të quhet fenomeni i Saharasë. Faqja meteorologjike përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se reja e rërës pritet të “shfaqet” në ditët në vijim dhe të përhapet në të gjithë Mesdheun.

Një fenomen i tillë kur përballet me erëra të forta shndërrohet në një problem të vërtetë për qytetarët që banojnë në vendet që prek.

Harta e publikuar nga faqja në fjalë, tregon se kjo re rëre do të prekë Jugun e Shqipërisë.