Friday , September 17 2021

Humbi gjurmët rrugës për në Elbasan, zbulohet mesazhi i fundit që Valbona i ka dërguar nënës së saj

Një shtetase shqiptare, por e martuar në Maqedoninë e Veriut humbi gjurmët me familjarët ditën e djeshme. Ishin ata që ngritën shqetësimin, në rubrikën “Ti raporto”, ku thanë se Valbona Gjikova, që prej orën 10:00 të paradites tw së hwnws nuk kishte kontaktuar me ta.

Motra e saj tregoi se Valbona ishte nisur për në qytetin e Elbasanit, pasi do të takonte babain e saj. Të shqetësuar për fatin e vajzës, familjarët bënë denoncim në Policinë e Elbasanit, por iu tha se duhet pritur deri në 48 orë që më pas të vazhdojnë procedurat.

Apeli i motres se Valbones

Po ashtu ata u interesuan edhe në pikën kufitare ku mendohej se mund të kishte kaluar Valbona, e cila ka probleme me dëgjimin, por iu tha se nuk mund t’i jepnin informacione.

Kur gjithçka po dukej tepër shqetësuese, Valbona është bërë e gjallë. Valbona ka mundur të kontaktojë me familjen duke i dërguar një mesazh nënës së saj.

“Mami mos u mërzit jam këtu në plazh. Ok! Internet, lek, shum ok une do vij të premten, ty të puç”, i shkruante ajo.