Tuesday , September 21 2021

Pushime luksoze dhe byzylyk diamanti me shumën marramendëse, Daily Mail shkruan për Morena Tarakun

Prestigjozia britanike “Daily Mail” ka pikasur këngëtaren shqiptare Morena Taraku duke e vendosur në listën e figurave më të njohura publike, që bëjnë pushime luksoze. Mes të tjerash,  në artikullin dedikuar artistes shqiptare, “Daily Mail” vë theksin edhe te veshjet me stil dhe një byzylyk ari të markës së njohur ‘Cartier’, që ajo e mban në kyçin e dorës.

“Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë, Morena Taraku, kapi një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti prej 290,000 paund “Cartier” (foto në kyçin e dorës)”.

Më tej, në shkrim publikohen edhe foto të “VIP-ave” të tjerë anë e mbanë botës, që bëjnë pushime luksoze, që siç thekson “Daily Mail”, “Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime”.