Saturday , September 18 2021

U kujdes për të gjatë fundit jetës, milioneri britanik i lë shqiptarit pasurinë e tij marramendëse…

Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij. Agon Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte pronar i një ferme dhe i një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”. Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit tëjetës.

I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut. Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën. I moshuari vuante nga kánceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamentet para vďekjes së tij.

Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve.