Saturday , September 18 2021

Bie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 25-vjeçari.

Një 25-vjeçar ka humbur sot jetën tragjikisht në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se K. Ç., 25 vjeç ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij në Thumanë. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak. Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.