Friday , September 17 2021

Këngëtari serb do këndojë në Korçë, Sonila Meço rrëqeth me fjalët: Më jepni ashtu që të harroj që ai do vi

Shkrim i gazetares Sonila Meço: Sipas saj, shqiptarëve po iu hidhet hi syve me debatin për këngëtarin serb, për të harruar skan dalet e tjera.

Shkrimi i Sonilës:

Të zgjohesh dhe të nisësh ditën, procesi më elementar në jetën e njeriut, këto kohë është shndërruar në përpjekje e sf idë.

Sepse në ato dekika mes zgjimit dhe nisjes secili i jepet leçitjes së ngjarjeve rrotull e larg, ritual i pashmangshëm qyshse rrjetet sociale na lidhën nyje pas tyre. Çfarë i ndodh trurit tonë në ato çaste është ftesë e pakthyeshme për ankth e panik:

Zj arret turrfullojnë, përpijnë natyrë e gjë të gjallë deri afër shtëpisë tënde dhe ti je vetëm, pa shtet, veç nën mëshirë Zoti e fqinjësh me mjete; Delta të vjen nga çdo anë me një çorientim ulëritës, bota mbyllet, va ksinat duhen bërë, por delta plus-i i s fidon dhe një Zot e di edhe sa herë do çpohemi të kuptojmë; lëvizja e lirë kushtëzohet në dhjetra forma në çdo cep të botës, por dhemb ca më tepër në vendin ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë e shpirti do vuajë në çdo familje për mungesën e një të afërmi të shtrenjtë.

Mandej nis e të ngatërrohet meraku për shëndetin me një dalldi ballkanase, që lëshon vetëm avuj ur rejtjeje për tëndin, shqiptarin tjetër. Do këndojë Bregoviçi në Korçë, si rastësisht fill pas marrëveshjes trepolare mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë dhe mohuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnia, për një Ballkan të Hapur.

Dhe mbetesh si tutkun, të përfshihesh në debat a të kalosh në lajmin tjetër ku të kall datën raporti i OKB-së për ngrohjen globale e ndryshimet klimaterike që afruan me një dekadë apokalipsin.

Edhe të duash të shqetësohesh për çfarë e kërcënon përditshmërinë e të shtrenjtët e t’u, pa shkuar botës së madhe, nuk të lenë kërcënimet e ofshamat e kujt duhet të bëjë shtetin e të na afrojë me Europën pasi i dhe votën, kundra atyre që i prishin terezinë e raporteve me autoritaristët e Ballkanit lumëmadh.

Dhe ndërsa bëhesh gati të çohesh nga krevati e të hysh vrik në dush se djersët e një vape zhuritëse bashkuar me ato të ankthit prej batërdisë informative të kanë këputur pa ia nisur halleve të vërteta me fëmijët, faturat, prindërit e kreditë, kujtohesh se është vetëm gusht, muaj pushimi, se shtatori është veç dy javë larg.

Se gjithë kjo zallamahi me zjarre, pandemi, Bregoviçëra e Vuçiçëra, me ambasadorë e konspiracione, me kërcënime e borxhe, me ushtarë të bindur e betuar qeverie lëshuar me dhëmbët e skërmitur ndaj kujtdo që bën opozitë edhe përtej asaj zyrtare (ende e nemitur pas zgjedhjeve), me opozitë në dilema të mëdha mes liderit historik e partnerit strategjik, ndërsa Shqipëria falimenton…

Pra gjithë kjo zallamahi që sapo të mbushi dekikat nga shtrati në banjo është vetëm preludi në kohë pushimesh i një shtatori që askush nuk do ta mendojë, të paktën edhe për dy javë, se përndryshe çmendet.

Tani merrni frymë thellë, shuheni sistemin për pak çaste dhe lëreni trurin të ftohet…po ia dolët edhe për 10 sekonda është hap i madh drejt shëndetit mendor, ama kur të rinisni mos hapni rrjetin…aty ka gjobavënës që majmen me leximin tuaj, përbuzës patologjikë, që nuk kanë me ç’merren dhe koha që iu jepni u fal grimca jete, “patriotë” të paguar, “kondrapedalë” të paguar që ju t’i lexoni e t’ju zërë ankthi deri në atë pikë sa të dorëzoheni, të pranoni se jeni të pamundur, të sfiduar, të nënshtruar…ose t’ju fusin çdo orë në një “hall” të ri, që i kaluari të harrohet ndërsa të plotfuqishmit forcojnë pushtetet e pasurohen prej hutimit e ankthit masiv.

Dhe e gjitha kjo nga krevati për në banjo, pa nisur dita, në atë mrokllën ku ngjyejmë çapat e jetës sonë me gjellën që gatuajnë mjeshtrat e PR-it. Ky është kërcënimi më i egër se zjarret, pandemia, Ballkani i Hapur, bota e mbyllur, ngrohja globale, korrupsioni e borxhet, pra kërcënimi më i madh është marrja peng e vëmendjes dhe ndërgjegjes shoqërore nga marketingu i disave.

“Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Bregoviçin…”