Friday , September 17 2021

Koronavirusi i merr jeten infermieres shqiptare. Ishte vetem 28 vjeç.

Një infermiere 28 vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi. Lajmi i trishtë bëhet i ditur nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë. 28-vjeçarja Lindita Alimi nga Kërçova e Maqedonia e Veriut nuk mundi të fitonte betejën me armikun e padukshëm COVID-19.

“Ndërron jetë në moshe të re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjeçe nga Kërçova, Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejën me armikun vdekjeprurës. Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë i shpreh ngushellime të përzemërta familjes dhe kolegeve të Lindites”, thuhet në reagim.

Muajin e fundit është konstatuar një rritje e fṙikshme e rasteve pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut dhe kjo pasi varianti delta është bërë tepër agresiv. Vetëm ditën e djeshme në vend 6.770 testime të realizuara rezultuan me koronavirus 672 persona.

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 160.571, ndërkohë që ai i viķtimave është 5.532 në të gjithë që nga fillimi i pandemisë. Duke filluar nga 16 gushti në Maqedoninë e Veriut, do të hyjnë në fuqi masat kufizuese për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, masa këto që mund të bëjnë që shumë qytetarë të humbin vendin e punës në Maqedoninë e Veriut.