Saturday , September 18 2021
FOTO ARKIVA

Elbasan/Mjeti aksidenton këmbësorin. Humb jetën 70 vjeçari

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.