Wednesday , September 22 2021

Dogji vreshtin në Leskovik, e pëson keq ish-zv ministri shqiptar. Emri

Ish zv ministri i Integrimit dhe Shëndetësisë Albert Gajo është aṙṙestuar nga policia në Leskovik, pasi akµzohet për zjarrvënie. Ky i fundit në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi. Ai akµzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Pasi është vënë në prαngα, Gajo ka pohuar se nuk ka dashur të shkaktojë dëme, por ka tentuar të djegë një pjesë të vogël të vreshtarisë, por vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit.

Albert Gajo,ka mbajtur postin e zv.ministrit të Integrimit në vitet 2005-2009 dhe zv.ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013. Gazetarja Ledjona Xheladinaj mëson se Gajo aktualisht merret me vreshtari dhe prodhon raki.