Tuesday , September 21 2021

Merr flakë makina në tunelin e rrugës Elbasan-Tiranë/ Shoferi del në kohë nga mjeti, sapo…

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme, në ecje e sipër në brendësi të tunelit Elbasan- Tiranë. Nga ngjarja  nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shoferi ka mundur të dalë në kohë nga automjeti, para se të ndodhë shpërthimi. Policia po heton ngjarjen për të mësuar nëse ka pasur defekt në mjet apo nëse ka qenë e qëllimshme.