Friday , September 17 2021

Apeli i mjekut të njohur shqiptar: Vaksinohuni urgjent, fëmijët tani duhet të…

Mjeku i njohur shqiptar Genc Sulçebe shprehet se është urgjencë vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa të gjithë qytetarët që janë mbi 50 vjeç dhe që kanë mbi 8 muaj që kanë bërë dozën e dytë, duhet të bëjnë edhe të tretën. Mjeku parashikon një problem te fëmijët mbi 12-vjeç që së shpejti do të rikthehen në shkollë, prandaj kërkon fillimin e vaksinimit të tyre.

“Perhapja e shprehur e variantit Delta te virusit SARS-CoV-2 e ka ndryshuar epidemiologjine e Covid-19. Ndersa koeficienti i riprodhueshmerise se infeksionit ne variantet e meparshme ishte rreth 3, pra nje i infektuar e transmetonte virusin ne rreth 3 te tjere, me variantin Delta ky tregues duket se lekundet nga 5 ne 9, pra ky variant eshte mjaft me ngjites.

Per rrjedhoje dhe perqindja e pragut te imunitetit te tufes nga rreth 65% qe ishte me variantet e meparshem, llogaritet te jete tani mbi 85%. Nga ana tjeter, duke qene me infeksioz, ky virus po prek me shpejtesi jo vetem personat e pavaksinuar por dhe nje pjese te atyre te vaksinuar, por qe nuk kane fituar mbrojtje te plote imunitare nga vaksina dhe qe perbejne te pakten 10% te personave te vaksinuar.

Ky fenomen po vihet re ne menyre tipike ne Izrael ku 78% e popullates mbi moshen 12 vjec eshte e vaksinuar me te dy dozat e vaksines Pfizer. Megjithate, numri i rasteve te reja eshte rritur ne 650 per 1 milion banore ne dite. Gjysma ketyre rasteve te reja jane ne persona plotesisht te vaksinuar. Kjo ka bere qe Izraeli te filloje berjen e dozes se trete perforcuese te vaksines Pfizer ne te gjitha moshat mbi 50 vjec.

Nje gjendje e ngjashme duket se po ndodh dhe ne SHBA ku rritja e rasteve te reja nga varianti Delta ka bere qe CDC (Qendra e Kontrollit te Semundjeve) e ketij vendi te rekomandoje dozen e trete perforcuese ne te gjithe individet qe kane kaluar 8 muaj nga berja e dozes se dyte te vaksines.

Kjo situate ben te nevojshme urgjencen e imunizimit te plote dhe te shpejte te gjithe personave te te gjitha moshave qe nuk e kane bere akoma vaksinen per aresye te ndryshme. Nga ana tjeter del e nevojshme qe te gjithe individet mbi moshen 50 vjec dhe qe kane mbi 8 muaj qe kane bere dozen e dyte te vaksines te bejne nje doze te trete perforcuese e cila mund te jete dhe e ndryshme nga lloji i vaksines se bere me dy dozat e para. Psh. ata qe kane bere vaksinen Astrazeneca ose Coronavac mund te bejne dozen e trete perforcuese me vaksinen Pfizer.

Nje problem i vecante paraqitet me femijet mbi 12 vjec qe do te frekuentojne se shpejti mesimin ne klase. Ngjitshmeria e variantit Delta eshte e ngjashme me virusin e variceles, pra ajo eshte te pakten 3 deri 4 here me ngjitese se virusi i gripit. Kjo rrit rrezikun e shperndarjes se shpejte te infeksionit nga Covid-19 ne femijet qe do te frekuentojne klasat. Per rrjedhoje duhet te mendohet fillimi i imunizimit te femijeve mbi moshen 12 vjec me te pakten 1 doze vaksine ne ata femije qe nuk kane kaluar infeksionin” shprehet mjeku Genc Sulçebe. / Abcnews