Saturday , September 18 2021

“Ishte në gjendje kritike”, roja e plazhit shpëton nga mbytja kompozitorin Shpëtim Saraçi

Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht pasi rrezikoi të mbytej në plazh në Hamallaj disa ditë më parë. Në një njoftim nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, thuhet se 10 minuta para se të mbyllte turnin vrojtuesi Ismet Keta ka dëgjuar britma për ndihmë nga dy miq të kompozitorit.

Ai është drejtuar menjëherë drejt plazhit publik dhe ka hyrë mes dallgëve për të shpëtuar Saraçin, i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit dhe ishte në rrezik për jetën. Pas 20 minutash “betejë” me dallgët, vrojtuesi ka arritur që ta nxjerrë nga uji./living

“Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt. Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me baywatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek baywatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape 🙏.

FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES! 

VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!”