Friday , September 17 2021

E ndaloi policia se kishte pire, justifikimi që do t’ju shkrijë së qeshuri: E piva në…

“E piva në mëngjes rakinë më zuri në darkë!” Ky është justifikimi i P. Dajanaj, se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Si ai justifikimet e shoferit që dalin përditë para gjykatës për këtë shkelje janë nga më të padëgjuarat që nga ngritja e dollisë deri tek festa ku nuk mungohej.

Për E. Cenaj drageri duhet të ketë gabuar që e nxori të dehur, ndonëse ai këmbëngul se ktheu vetëm një gotë. Seanca të tilla janë të zakonshme në gjykatën e Tiranës me shoferë të dehur që pasi konstatohet se nuk kanë shkaktuar dëme lirohen nën detyrimin një herë në muaj.

Për të njëjtën periudhë në të gjithë vendin numri i të dehurve në timon të prangosur në flagrancë rezulton 980, por me gjithë shifrën e lartë pjesa dërrmuese rezulton se deklaron se nuk ishin të pire mjaftueshëm. Pyetjes së policëve a kishin menduar të merrnin një taksi , ata i përgjigjen ‘jo”

Veç fenomenit të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur për të cilin shqiptarët nuk janë sensibilizuar ende mbi rrezikshmërinë, burimet i thonë TCh se po vërehet edhe një trend i ri, siç është reklamimi në rrjetet sociale i udhëtimeve me shpejtësi të lartë