Wednesday , September 22 2021

“Po presim një engjëll”, Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, do të bëhen prindër për herë të parë, pasi grimierja është shtatzënë. Lajmin emocionues e bëri të ditur vetë këngëtari në rrjete sociale. Ditën e djeshme, Selvija festoi ditëlindjen e me këtë rast, Shpati vendosi ta urojë duke publikuar një foto të tyre në llogarinë e tij në Instagram, krahas së cilës shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.

Të njëjtin urim, Kasapi e publikoi edhe në Instastory, aty ku mori edhe një përgjigje nga Selvija, e cila i shkroi: “Faleminderit shumë dashuri! Unë dhe bebushi të duam shumë!”.

Dyshimet se Selvija është shtatzënë për herë të parë lindën në muajin maj të këtij viti, kur ajo u fotografua në një qendër gjinekologjike. Mirëpo, pasi fotoja bëri xhiron e rrjetit, Selvija bëri një sqarim për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, duke shkruar: “Tani ju tregoj a jam apo jo shtatzënë. Në fakt një kontroll gjinekologjik çdo gjashtë muaj është e patjetërsueshme për çdo vajzë mbi 18 vjeç, njëjtë edhe unë vizitohem për kontrollet rutinë. Por jo… nuk jam shtatzënë, por patjetër që kur të jem do t’ju njoftojmë bashkë me Shpatin”.

Selvija dhe Shpati e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 9 qershor të këtij viti, në një ceremonintë fshehtë, ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjarët e çiftit. Tashmë familja e tyre po zgjerohet, por ende nuk dihet gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë.