Wednesday , September 22 2021

Kur ishte 15 vjeç la shkollën për të punuar. Kush është miliarderi i famshëm 26 vjeçar?

Njëri nga australianët që ka miliona dollarë vlerë Bitcoin, pretendon se i ka mbetur edhe një javë për të investuar në kriptovaluta, para se çmimi të rritet në 100 mijë dollarë australianë. Sam Karagiozis, ka braktisur shkollën që në moshën 15-vjeçare, për të punuar me orar të plotë në McDonald’s. Por pasi filloi të merret me bizneset e pasurive të paluajtshme, ushqimit dhe tani me Bitcoin, ai sot ka një pasuri prej 15 milionë dollarëve. Ai është bërë kryelajm gjatë muajve të fundit, për faktin se ka krijuar kriptovalutën e tij “Auscoin”.

26-vjeçari ka arritur partneritet me yllin e tenisit Nick Kyrgios, duke i shitur atij dhe vëllait të tij Bitcoin dhe kjo ka bërë që ai të fitojë simpati, dhe të jetë i pranishëm në çdo lojë të tenisit në “Australian Open”. Gjatë një interviste dhënë për “Daily Mail Australia”, milioneri nga Melbourne ka pranuar se gjithë pasurinë e ka investuar në kriptovaluta, ndësa për të gjithë të interesuarit në kriptovaluta ka një porosi, “të gjithë ata që mendojnë të blejnë kriptovaluta, bëjeni tani”.

Sipas tij, tremujori i parë i vitit është ndoshta mundësia e fundit që të interesuarit të blejnë Bitcoin nën vlerën e 20 mijë dollarë australianë. /noa.al/