Friday , September 17 2021

U gjet i pajetë nën rrënoja, flet babai i 4-vjeçarit që humbi jetën pas shembjes së godinës në Torino: Kërkoj…

Një 4-vjeçar shqiptar humbi jetën ditën e djeshme, pas shembjes së një godine në Torino të Italisë.  Babai i të ndjerit, Genci Tila ka kërkuar drejtësi për humbjen e djalit të tij, duke thënë se dikush duhet të japë llogari për ngjarjen e rëndë. Ai bën me dije se kishte shkuar së bashku me famijjen në Torino për një jetë më të mirë, ndërsa shton se sot ata do të kërkonin një shtëpi tjetër. 

“Duam drejtësi në lidhje me ngjarjen. Dikush duhet të japë llogari për humbjen e djalit tim. Erdhëm në Torino për të nisur një jetë të re. E nuhatëm që në fillim erën e gazit, asgjë nuk funksiononte në atë godinë, sot do të kërkonim një shtëpi të re”, është shprehur babai i Aronit, Genci Tila.