Tuesday , September 21 2021

Kush do e drejtojë Përputhen 3, Bora Zemani apo dikush tjetër? Merr fund dilema

“Për’puthen” do të rikthehet sërish në ekran dhe audicionet duket se janë përmbyllur. Gjatë ditëve të fundit autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka zhvilluar takime me djem dhe vajza të reja që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e programit dhe tashmë janë përzgjedhur më të mirët mes tyre.
Mirëpo këto kohë të gjithë i ka munduar një pyetje: A do e prezantojë sërish Bora Zemani “Për’puthen”?
Dhe më në fund Bora Zemani është përgjigjur dhe ka shuar kuriozitetin e të gjithëve.
“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, shprehet Bora, teksa ju ka bërë thirrje vajzave që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit, sepse audicionet për djemtë janë mbyllur.

Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet. Gjatë programit Bora krijoi raporte mjaft të mira edhe me konkurrentët. Pas përfundimit të emisionit, ajo veçoi Fationin dhe Mevlanin si djemtë e preferuar, ndërsa për vajzat nuk përmendi asnjë emër duke qenë se më të gjitha kishte një raport shumë të mirë.