Tuesday , September 21 2021

Emigrantja shqiptare që jeton në Angli habitet nga sjella e mjekut në spitalin e Lezhës

Ngjarja e radhës vjen nga spitali i Lezhës. Një vajzë e re, e cila jeton prej vitesh në Angli është skandalizuar nga sjellja e mjekëve. Ajo ka patur të vjella të tmerrshme gjatë natës dhe është nisur për në spital me një ambulancë. Mirëpo, gjatë rrugës, mjeku në ambulancë ndalon të blejë cigare. Këtu fillon edhe irritimi i vajzës që ishte në ambulancë, bashkë me pacientë të tjerë, jo vetëm (një tjetër skandal ky).

Ajo përpiqet që t’i kërkojë llogari mjekut, por e gjitha kalon me injorim dhe arrogancë nga ky i fundit. Më pas, sipas qytetares, ajo përballet edhe me një sjellje të tmerrshme nga mjekja kryesore e turnit në spital, Anisa Marku.

Vajza shprehet se ajo i ka ulëritur, për shkak se vajza ishte e irrituar me sjelljen e mjekëve. Kjo shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, ku mjekja debaton ashpër me babain e vajzës

Më tej, vajza kërkon emrat e mjekëve të cilët nuk i kanë shërbyer dhe kjo refuzohet, pro arrin t’i marrë nga një infermiere e spitalit. Qytetarja, me banim në Angli, shkruan se i ka denoncuar të gjitha këto tek autoritetet përkatëse, por nuk ka marrë përgjigje, përveç, Pjerin Ndreut.