Wednesday , September 22 2021

91-vjeçari kërkon të takojë të dashurën e parë, por ajo nuk e njeh! Live ne emision

Stefano është një 91-vjeçar nga Salina në Itali, shumë i aftë, aktiv dhe gjithashtu modern: ai ka një celular, përdor PC e internet dhe dëshiron të gjejë vajzën me të cilën 71 vjet më parë ai kishte organizuar një “arratisje” dashurie, por asnjëherë të realizuar.

Për fat të keq, megjithatë, ai nuk e mban mend emrin e saj dhe kështu ai kërkoi ndihmë nga emisioni televiziv “C’e Posta per te”, i cili u përpoq të gjurmonte këtë grua, e cila ishte vajza e berberit nga Francavilla, në provincën e Agrigentos.

Maria De Filippi, gjeti katër zonja që mund të kishin qenë në atë kohë e dashura e Stefanos dhe sipas burrit, moderatorja pati sukses në kërkimin dhe gjetjen e saj. Sidoqoftë është për të ardhur keq, që Sarina (kështu quhet ajo), një grua e moshuar, por rrezatuese në pamje nga Francavilla, nuk e njeh atë absolutisht.

“Unë kurrë nuk e kam parë atë, nuk jam unë ajo që po kërkoni, por nuk ka problem: jam e lumtur që ndodhem në emision dhe po shoh Marian”, – ka thënë gjithsesi e moshuara.

Një zhgënjim për Stefanon në fakt, i cili priste që të paktën në këtë moshë, të zbulonte vajzën me të cilën do të kishte dashur të martohej.