Friday , September 17 2021

Defekti rrjetin elektrik lë Elbasanin pa ujë. Por ja kur do të vijë në rubineta

Që prej mëngjesit të sotëm qyteti i Elbasanit nuk është furnizuar me ujë të pijshëm. Sipas informacioneve paraprake shkak për mos furnizimin e papritur të qytetit me ujë është bërë një defekt në rrjetin elektrik.

Teknikët janë duke punuar për ta rregulluar defektin dhe sipas informacioneve të elbasaniplus.com uji do të vijë në rubinetat e qytetarëve do të vijë ditën e nesërme.