Friday , September 17 2021

Çerek shekulli në transmetim në studion e emisionit ‘Opinion’! Blendi Fevziu zbulon se do ketë ndryshime në sezonin e ri

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ishte ndër të parët drejtues emisionesh politike në vend. “Opinion”, nisi rrugëtimin si sot 24 vite më parë, më 31 gushtit 1997. Për gati çerek shekulli ai ka sjellë çdo javë komente, analiza, debate, intervista, personazhe, të jetës politike dhe sociale të vendit. Teksa ende nuk ka nisur transmetimin në këtë prag sezoni të ri televiziv, Blendi ka kujtuar “ditëlindjen” e programit në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një video nga studioja e “Opinion”, teksa ka shkruar “Sot mbushen 24 vjet të emisionit Opinion. Në 2 Shtator 21:00, nisim sezonin e 25 – të. Çerek shekulli në transmetim.” Por, jo vetëm kaq. Sepse gjatë videos, Blendi ka zbuluar se këtë vit programi do vijë me një studio të rinovuar dhe me format të përmirësuar.

“Emisioni Opinion mbush sot 24 vjet. Që prej 31 gushtit të vitit 1997 kur nisi kështu në televizionin publik shqiptar të asaj kohe. Ne nisim sezonin e 25 në TV Klan nga 2 shtatori me një studio të rinovuar dhe padyshim me format të përmirësuar. Do rishihemi më 2 shtator për sezonin e ri, sezonin e 25 të Opinion!”, shprehet në video Blendi Fevziu.