Tuesday , September 21 2021

Nuk mund të iki pa e përqafuar», historia e 31-vjeçarit që humbi betejën me káncerin 3 orë pasi u bë baba

’Mos u shqetëso, çdo gjë do të shkojë mirë. Më vjen keq që po të lë vetëm, besomë do të jepja gjithçka për të kaluar disa kohë me ju të katërta, por udhëtimi im merr fund këtu. E di, Ariya do të rritet me fotografitë dhe videot tona, megjithatë dua ta shtrëngoj në kraharor përpara se të ndahemi përgjithmonë. Ju dua!’’

Nicola Kinloch nuk e kishte menduar që këto do të ishin fjalët e fundit, që do të dëgjonte nga bashkëshorti i saj Brett. Mbëmjen e 6 shkurtit ai do të transportohej me ugjencë në ‘’Milton Keynes Hospital’’, për të mos u kthyer kurrë më. Kishin katër vite që lùftonin së bashku për të mposhtur sëmundjen e 31-vjeçarit, e megjithatë kánceri në tru ishte rishfaqur dhe tashmë nuk mund të bëhej më asgjë.

Ndërkohë që burri britanik nga Linslade ishte në momentet e tij të fundit, 32 km larg spitali ku ishte shtruar, të gjithë prisnin Ariya-n. Nicole solli në jetë mëngjesin e 11 shkurtit vajzën e tyre të tretë. Rreth 1 orë pas lindjes natyrale, stafi mjekësor e ndihmoi të transferohej në spitalin e të shoqit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit.

‘’Jam e lumtur që Ariya erdhi në jetë pikërisht atë ditë, në të kundërt do të ishte shumë vonë. E mbështeta në kraharorin e tij për pak minuta dhe i lashë vetëm. Nuk mund t’i mbaja lotët, e shkuara dhe e ardhmja ishin para syve të mi dhe unë nuk mund të bëja agjë. Ai e donte jetën dhe bëri gjithçka për të na siguruar një të ardhme më të mirë. Tre orë pas lindjes së saj, Brett ndërroi jetë.”-rrëfen 34-vjeçarja e përlotur. Historia e saj ka emocionuar me mijëra njerëz në gjithë botën, të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështjeje ngushëllimi mamasë së re./Burimi ”EXPRESS.CO.UK”