Friday , September 17 2021

Aksident në Elbasan-Metalurgji, makina përplas këmbësorin dhe largohet me shpejtësi

Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50 , në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.