Friday , September 17 2021

Hedh orizin për të bërë pilaf, gruaja shqiptare nuk u beson syve nga ajo që sheh

Edhe një herë më shumë ushqimet e skaduara gjenden në tryezat e shqiptarëve. Këtë herë bëhet fjalë për një grua nga Gjirokastra, e cila ka blerë një pako me oriz, për të gatuar pilaf në shtëpinë e saj. Ajo shprehet se pakon e orizit, bashkë me shumë ushqime të tjera i ka blerë në qytetin ku banon, por sot, pasi ka nisur të gatuajë, ka vënë re se orizi ishte i mbushur me miza të vogla.

Disa mund të qeshin, por produkti është brenda datës së skadencës dhe bazuar në denoncimin e zonjës, pakon e ka hapur sot, pra nuk ishte hapur më parë, në mënyrë që ndoshta, për shkak të kushteve të papërshtatshme, mizat të ishin futur mes orizit.

Zonja shkruan ne inboxin tone:

Ky është orizi që bleva në një market në Gjirokaster. Unë kupon nuk kam po vetëm për të parë se me çfarë ushqehemi ne, se nuk është se vetëm ky supermarket i ka kështu. Mendoj se ky problem është në të gjithë vendin. Nuk ka rëndësi emri fare i supermarketit, e rëndësishme është të shohin njerëzit çfarë po konsumohet tek ne.