Wednesday , September 22 2021

Më i votuari në PS/E hoqën nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, reagon Balla: Mërzitem me Ramën nëse…

Taulant Balla ishte personi më i votuar në zgjedhjet e fundit nga radhët e PS-së në qarkun e PS-së, por ai u la jashtë listë së qeverisë, por lëvizje më surprizë ishte spostimi nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së. Gjithashtu mund të cilësohet si një goditje e madhe edhe largimi si drejtues i qarkut të Elbasanit. Një spostim i madh, por që Balla në deklaratat për mediat është munduar të mos ta cilësojë si të tillë.

“Unë nuk mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë dhe të drejton qarkun më të madh të mos jesh në një pozicion të rëndësishëm. Nuk shoh asnjë shmangie nga ajo që unë kam dëshirë të bëj. Kam kandiduar historikisht në të njëjtën zonë zgjedhore e kjo është një lidhje e fortë mes të zgjedhurit dhe atyre që zgjedhin. Çdo qytetar duhet ta dijë se për këtë ka votuar dhe ketë kontak çdo ditë. Prej ditësh së parë kur unë jam zgjedhur deputet kam thënë se dot ë vazhdoj të jem zëri i atyre që kam votuar. Rezultatet kanë qenë më të mirat e mundshme”, tha Balla.

Por a ka hatërmbetje të Ballës apo një krisje me Ramën? Balla në përgjigjen e tij për median ka deklaruar se mërzia e tij ishte më e madhe nëse Rama harron investimet në qarkun e Elbasanit, duke i kujtuar se ishte pikërisht zona që i drejtoi si drejtues politik që i dha fitore bindëse.

 “PS në Elbasan ka marrë 9 mandate. Vështirë që ta besoj dikush se unë jam mërzitur, unë do të mërzitem me kryesocialistin Rama nëse qarku i Elbasanit nuk merr investimet e nevojshme atë për borxh që ka PS për votat, ka detyrimin më të madh dhe investimet”, tha Balla.