Saturday , September 18 2021

Vaksinë me detyrim dhe administrata! Tomini: Ja cilët do të do jenë të parët

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laburantë do të bëjnë vaksinë me detyrim. Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e cila tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

Por, vaksinimi i detyruar ka hasur kontestime dhe refuzime edhe në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtes së njeriut. Ndërkohë që, ka ekspertë që mendojnë se përsa kohë nuk ndalon infektimin, vaksina nuk mund të jetë e detyrueshme.

Zëvendës ministrja bën thirrje për vaksinim në mënyre që të kemi mbulese të lartë vaksniale dhe të mos lejojmë qarkullimin e mutacioneve.

Top Channel