Saturday , September 18 2021

Sezon i ri, ambient i ri! Moderatorja e Sportit njofton se do të bëhet pjesë e…

Lei Kraja do të jetë pjesë e Radio Televizionit Shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga ajo vetë, me anë të një story në Instagram. Gazetarja bukuroshe e sportit krahas etiketimit të televizionit publik shkruan: “Projekt i ri”. Nuk dihet se për çfarë emisioni bëhet fjalë, por një gjë të tillë me siguri që do e mësojmë shumë shpejt.

Edhe pse ka qenë verë, Krajën e kemi parë në transmetim gjatë Europianit, ku ka qenë pjesë e skuadrës së Euronews. Sezoni i ri futbollistik si duket do ta gjejë atë në një ambient tjetër.