Friday , September 17 2021

“Ishte shumë e rëndë për mua”, Angelina Jolie zbulon vendimin e Brad Pitt që i ka thyer zemrën

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, Angelina Jolie ka zbuluar se ka pasur një debat të fortë me Brad Pitt, pasi ky i fundit punonte me Harvey Weinstein. Havey u akùzua nga shumë vajza të industrisë së kinematografisë për abùzim seksùal disa vite më parë.

Jolie ka treguar se edhe ajo është përballur me abùzim gjatë filmit “Playing by heart”, në të cilin Weinstein ishte producent, ku Angelina kishte një rol.

“Nëse largohesh nga dhoma, mendon se ai përpoq, por nuk ja doli apo jo? E vërteta është se ai tentoi dhe përvoja e përpjekjes është një lloj sulmi”, është shprehur ajo, teksa ka shtuar se për këtë incident ka folur edhe me ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.

“Qëndrova larg dhe paralajmërova njerëzit për të. Më kujtohet se i thashë Jonny-t, burrit tim të parë, që të shpërndante fjalën tek njerëzit e tjerë, të mos i linin vajzat vetëm me të”, ka treguar Jolie.

Ajo ka treguar se pikërisht për këtë gjë ka debatuar ashpër edhe me Brad Pitt, kur ai vendosi të luante në filmin e Quentin Tarantino, që u prodhua në bashkëpunim me kompaninë e Harvey Weinstein. Angelina ka zbuluar se Pitt ishte ai që bashkëpunoi me Weinstein për të prodhuar edhe filmin e tij “Killing Them Softly” në vitin 2012.

“Më kërkuan që të bëja Aviatorin, por unë thashë jo për shkak se ishte Weinstein i përfshirë. Nuk u lidha dhe nuk bashkëpunova më kurrë me të. Ishte shumë e rëndë për mua kur Brad e bëri këtë gjë. Ne u grindëm për kete shkak. Sigurisht që më lëndoi”, ka treguar Angelina Jolie.