Wednesday , September 22 2021

Kombëtarja më sytë nga tifozët, “Elbasan Arena” duhet të jetë “zjarr”, vijon shitja e biletave

Hungaria është një test jetik për përfaqësuesen kuqezi, është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të mbajtur të ndezur kualifikueset e botërorit “Katar2022”. Edy Reja dhe të besuarit e tij janë përpara një prove shumë të madhe që mund të ketë ndikim për të tashmen dhe të ardhmen e projektit kuqezi. Më në fund në stadium këtë të diele rikthen tifozët për të shijuar dhe mbështetur live përfaqësuesen që aq shumë duan.

Sot më shumë se kurrë kërkohet mbështetja e tifozëve për të qenë në krahë të Kombëtares, për të shtyre kuqezinjtë drejtë një suksesi të mundshëm.

“Elbasan Arena” ofron të gjithë kushtet anti-Covid për të bërë të mundur garancinë të gjithë tifozëve. Deri më tani janë shitur afro 3 mijë bileta ndërsa shitja e tyre vijon në të gjithë sportelet, Tiranë dhe Elbasan për të bërë të mundur që stadiumi të jetë në kapacitetin maksimal, aq as lejohet, 30% i tij.

(BalkanWeb)